Warning: session_start() [function.session-start]: open(/home/content/57/9623457/tmp/sess_11i3qjg2dj27g0dokqe7vrj1u0, O_RDWR) failed: No such file or directory (2) in /home/content/57/9623457/html/wp-content/plugins/download-manager/download-manager.php on line 15

Warning: session_start() [function.session-start]: Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/content/57/9623457/html/wp-content/plugins/download-manager/download-manager.php:15) in /home/content/57/9623457/html/wp-content/plugins/download-manager/download-manager.php on line 15

Warning: session_start() [function.session-start]: Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/content/57/9623457/html/wp-content/plugins/download-manager/download-manager.php:15) in /home/content/57/9623457/html/wp-content/plugins/download-manager/download-manager.php on line 15
HLC » Blog Archive » I biri dëshmon për rrëmbimin e babait nga ana e ushtarëve të UÇK-së

I biri dëshmon për rrëmbimin e babait nga ana e ushtarëve të UÇK-së

Para trupit gjykues vendor të Gjykatës Themelore në Prizren me datën 12 maj 2017, ka filluar shqyrtimi i provave në rastin kundër ish ushtarit të UÇK-së, Remzi Shala, i cili akuzohet se ka kryer krime lufte kundër popullatës civile, ashtu që në natën e 26 qershorit 1998 së bashku me 5-6 pjesëtarë të UÇK-së të paidentifikuar deri më tani, të armatosur dhe me maska në fytyrë, kanë hyrë në shtëpinë e Haxhi Përteshit, e kanë privuar nga liria dhe e kanë dërguar në drejtim të panjohur.

Dëshmitari, i dëmtuari AP i cili në natën kritike ka qenë i pranishëm, deklaroi se i pandehuri, me pseudonim “molla e kuqe” ka qenë kryesor në grupin i cili ka hyrë në oborrin e shtëpisë, ishe i vetmi pa maskë në fytyrë, dhe se pas një bisede të shkurtër me prindin e tij, ka kërkuar prej babait të tij që të shkonte me ta për një bisedë më të gjatë. I dëmtuari ka dëshmuar se i pandehuri e mori babain e tij, dhe se me datën 1 korrik 1998, trupi i pa jetë i tij është gjetur në afërsi të rrugës, afër qendër së fshatit Duhël.

Dëshmitari ka deklaruar se para lufte mes tij dhe të pandehurit nuk ka pasur asnjëherë ndonjë të keqe dhe se familja e tij i ka ndihmuar UÇK-së në mënyra të ndryshme. Me të pandehurin është takuar në disa raste edhe para natës kritike. Në gjykatore e ka identifikuar të pandehurin dhe me vendosmëri ka thënë se është i sigurt se i njëjti e ka rrëmbyer babain e tij.

Dëgjimi i dëshmitarit AP, i biri i Haxhi Përteshit, do të vazhdon me datën 27 qershor 2017.

Për më shumë informata,
Amer Alija, FDH Kosovë

ShareShare on FacebookTweet about this on TwitterShare on LinkedIn

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Vegëza
Read previous post:
Gjykata e Apelit vendos për ankesat e mbrojtjes dhe prokurorisë në aktgjykimin e shkallës së parë të Xhemshit Krasniqit

Kolegji i Gjykatës së Apelit, në përbërje prej dy gjyqtarë të EULEX-it – kryetarja Anna Adamska Gallant dhe gjyqtari raportues...

Close