Luigj Ndou rrëfen tregimin e tij personal për ‘Ballafaqimi me të kaluarën - Historitë’ duke përshkruar vitet e '90 dhe ngjarjet që çuan në luftë. Si psikoterapeut profesionist, ai na ofron perspektivën e tij mbi luftën dhe një analizë të detajuar mbi dhunën, dhunuesit dhe torturën si mjete kryesore të regjimeve totalitare. Gjatë bombardimeve të NATO-s, ai ishte në Beograd duke përgatitur doktoraturën. Z. Ndou tregon për sfidat e jetës atje, ai na rrëfen për kapjen e tij dhe të disa shokëve nga policia serbe dhe vuajtjet si të burgosur në Beograd, ku qëndruan të mbyllur për 27 ditë në një stacion policie para se të dërgoheshin në burg.