Rrjeti i Pajtimit KOMRA (RrPK) ju fton në prezantimin online të rezultateve të hulumtimit të vendeve të paraburgosjes në B dhe H dhe të personave të zhdukur në lidhje me luftën në Kosovë, në datën 25.2.2021, në orën 11, përmes platformës Zoom.
Shoqata për Drejtësinë Tranzicionale, Përgjegjësi dhe Përkujtim e B dhe H (DTPP)n dhe Qendra për Demokrtaci dhe Drejtësi Tranzicionale (QDDT) gjatë punës së tyre shumëvjeçare kanë mbledhur të dhëna për mbi 950 prej së paku 1,500 kampeve të përqendrimit dhe vendeve të tjera të paraburgimit në B dhe H, aq sa ka sipas vlerësimeve të më shumë burimeve të ndryshme. Ekzistimi i midis 300 dhe 350 kampeve të përqendrimit, i burgjeve dhe i objekteve të tjera publike e private, në të cilat janë kryer krimet e luftës ndaj të burgosurve të ushtrisë dhe të civilëve të paraburgosur, është vërtetuar me anë të aktgjykimeve të Tribunalit të Hagës, Gjykatës së B dhe H dhe gjykatave të tjera kombëtare. Krahas dokumentimit të objekteve të paraburgimit në bazë të fakteve gjyqësorë, QDPP dhe QDDT i hulumtojnë vendet e paraburgimit, të cilat ceken në evidencat e shoqatave të kampeve të përqendrimit, raportet mediale, publikimet, raportet e komisioneve të ekspertëve të KB-së, qeverive, organizatave ndërkombëtare joqeveritare për të drejtat e njeriut dhe burime të tjera. Deri më tash janë dokumentuar mbi 600 objekte publike dhe private në mesin e të cilëve krahas burgjeve, stacioneve dhe zyrave të policisë, kazermave, barakave dhe hangarëve të ish APJ-së, edhe mësonjëtore të shkollave fillore dhe të mesme, fabrika, hotele, restorante, halla sportive, shtëpi private, stalla, tunele, bunkere, bodrume dhe objekte të ndryshme të braktisura. Me këtë rast, hulumtuesit e QDPP-së dhe të QDDT do ta paraqesin funksionimin e kampeve të mëdha të përqendrimit/burgjeve në komunat e Mostarit, Çapljinit, Ljubushkës, Bërçkos dhe Konjicit, në bazë të fakteve gjyqësore, por edhe vendet e paraburgimit në ato komuna, deri tek të cilat kanë arritur ekskluzivisht me hulumtimin e terrenit. Vendet e paraburgimit do të prezantohen edhe nga këndi i dëshmitarëve para GJNPJ dhe përmes dokumenteve, mbi të cilat janë bazuar aktgjykimet.
Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) dhe Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK) kanë mbledhur të dhëna mbi të gjitha viktimat civile dhe ushtarake në lidhje me luftën në Kosovë në periudhën prej muajit janar të vitit 1998 deri në muajin dhjetor të vitit 2000 (13.500), dhe këto të dhëna janë publikisht të qasshme në web-faqet e këtyre organizatave. Me këtë rast do të prezantojnë gjetjet themelore të hulumtimit të personave të zhdukur (1650) në lidhje me luftën në Kosovë: informatat mbi lokacionet e pazbuluara të varrezave masive me një numër të madh të viktimave i posedon komanda e brigadave të UJ-së (posaçërisht ajo 549 dhe brmt. 37), ish komandantët e MTU-ve dhe të detashmentit të NPP si dhe komandat e zonave operative dhe të shtabeve lokale të UÇK-së; ekzistojnë indicie serioze se në lokacione të varrezave masive tashmë të zbuluara gjenden edhe mbetjet mortore, të cilat për herë të fundit janë parë në grupin e viktimave, mbetjet mortore të të cilëve janë zhvarrosur; në listat e KKKN ekzistojnë disa emra të viktimave, të cilat nuk janë zhdukur në lidhje me luftën, por mungojnë emrat e disa viktimave, të cilat familjet e tyre i kanë varrosur në muajin qershor të vitit 1999, kurse ekspertët e Zyrës për Persona të Zhdukur të UNMIK-ut i kanë zhvarrosur në vitin 2007 për shkak të identifikimit të gabuar si dhe emrat e disa viktimave, zhdukja e të cilave nuk është paraqitur, sepse nuk ka anëtarë të familjes, të cilët mund ta japin mostrën e gjakut.
Ju duhet të regjistroheni paraprakisht në linkun e mëposhtëm:
https://zoom.us/meeting/register/tJYscuutqj0pH9GM1wE1rrGd75ghQPKLlmRF
Pas regjistrimit, do të pranoni një konfirmim me informatat për t'iu bashkuar takimit.
Folës:
Mirna Alibegoviq, Benjamin Sabljica dhe Zlatica Gruhonjiq (QDPP dhe QDDT) dhe Natasha Kandiq, Predrag Miletiq dhe Bekim Blakaj (FDH dhe FDHK)