Lajme

Sot, më 2 maj, në përvjetorin e 26-të të ngjarjeve të 2 majit 1999, Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë prezenton versionin virtual të ekspozitës "Një Ditë".

02.05.2025, 10:33
Përmes dëshmive të të mbijetuarve të asaj dite tragjike, ekspozita "Një Ditë" risjell kujtimet e luftës dhe pasojat e saj. Kjo ditë, e dokumentuar në ekspozitë, nuk ka për qëllim të tregojë se ishte më e veçantë se të tjerat, sepse asnjë ditë lufte nuk është e zakonshme, por sepse ajo ofron mundësinë për të ndarë histori të tmerrit dhe mbijetesës që shtrihen në një territor më të gjerë të Kosovës.
Përveç kësaj, 2 maji shënon edhe Masakrën e Studimes, një ngjarje për të cilën, përveç kujtimeve në vendngjarje, ka pasur shumë pak nisma për ta ruajtur dhe përkujtuar.
Ekspozita "Një Ditë", e cila u hap për herë të parë në korrik të vitit 2024 në Qendrën e Dokumentimit Kosovë, tani është e disponueshme gjithashtu në formatin virtual, duke ofruar mundësinë që kjo përmbajtje të bëhet e arritshme për publikun në një format digjital që kalon kufijtë e hapësirës fizike.
https://hlc-kosovo.org/themes/fdh/assets/3D/ekspozita/