Lajme

Thirrje e Hapur për Programin e Mentorimit në Drejtësinë Tranzicionale

25.04.2025, 10:04

Je i/e ri/re (18–25 vjeç) nga Kosova[1] apo Serbia dhe ke pasion për të kaluarën dhe drejtësinë tranzicionale? Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDH Kosovë) dhe Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) ju ftojnë të aplikoni në një program tre-mujor mentorimi të fokusuar në hulumtim dhe shkrim.

Afati për aplikim: 08 maj 2025


Çka përfshin programi?
Ky program mentorimi ofron mundësinë që të rinjtë nga Kosova dhe Serbia të thellojnë njohuritë e tyre mbi drejtësinë tranzicionale përmes mbështetjes në realizimin e një punimi kërkimor (5–10 faqe) nën mentorimin profesional të stafit të FDH Kosovë dhe FDH.

Çfarë ofrojmë?

  • Mentorim profesional dhe mbështetje në hulumtim
  • Kompensim simbolik mujor
  • Mbulesë të shpenzimeve të transportit për nevoja kërkimore
  • Publikim të punimeve në faqet dhe rrjetet sociale të FDH Kosovë dhe FDH
  • Mundësinë për të prezantuar gjetjet në Shkollën Verore për Drejtësinë Tranzicionale në gusht 2025

Kush mund të aplikojë?
Të rinj/të reja të moshës 18–25 vjeç nga Kosova dhe Serbia, të interesuar për drejtësinë tranzicionale, të drejtat e njeriut, historinë dhe proceset pas-konfliktuale.

Si të aplikoni?
Dërgoni dokumentet në vijim në [email protected] deri më 08 maj 2025:

  • CV-në tuaj
  • Një propozim të shkurtër të temës kërkimore (maksimum 500 fjalë)

Temat e mundshme për kërkim përfshijnë (por nuk kufizohen vetëm në):

  • Roli i komisioneve për të vërtetën në shoqëritë post-konfliktuale
  • E drejta e viktimave për të vërtetën dhe reparacionet në Kosovë dhe Serbi
  • Kultura e kujtesës dhe praktikat e përkujtimit në rajon
  • Ndikimi i mosndëshkimit në pajtimin ndëretnik
  • Perspektivat e të rinjve përballë së kaluarës
  • Drejtësia tranzicionale dhe trashëgimia e gjykimeve për krime lufte
  • Roli i shoqërisë civile në dokumentimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut
  • Gjinia dhe drejtësia tranzicionale: adresimi i dhunës seksuale gjatë konfliktit
  • Politikat e kujtesës dhe narrativat historike në Kosovë dhe Serbi
  • Personat e zhdukur dhe e drejta për të ditur: sfidat dhe përpjekjet rajonale

Për çdo pyetje apo informacion shtesë, na shkruani në [email protected].

Aktiviteti në vijim ka marrë mbështetje përmes Thirrjes së Hapur së fundmi të lansuar nga RYCO për propozime të projekteve nga OShC-të, e quajtur "RYCOnnecting You(th).


[1] * Ky përcaktim bëhet pa paragjykuar qëndrimet lidhur me statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së dhe mendimin e GJND-së mbi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.