Lajme

THIRRJE PUBLIKE: Shkolla Verore Rajonale për Drejtësi Tranzicionale 2026

01.07.2026, 14:02

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë organizon Shkollën Verore Rajonale mbi Drejtësinë Tranzicionale 2026.

Ftojmë të gjithë të rinjtë nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, të moshës 18-25 vjeç, të cilët kanë interesim të mësojnë për Drejtësinë Tranzicionale dhe Ballafaqimin me të Kaluarën të aplikojnë deri më datë 15 korrik 2026. Shkolla do të mbahet për gjashtë ditë rresht nga data 10 deri më 15 gusht 2026 në Prizren.

Studentët e përzgjedhur do të kenë mundësinë të mësojnë për shtyllat e Drejtësisë Tranzicionale, si: të drejtën në drejtësi, të drejtën për të ditur, të drejtën në dëmshpërblime (reparacione) dhe reformat institucionale - nga ekspertë kombëtarë dhe ndërkombëtarë të fushës. Për më tepër, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të vizitojnë vendet ku kanë ndodhur krime dhe të takojnë të mbijetuarit/anëtarët e familjeve, të cilët do të tregojnë historinë e tyre.

Plotësoni formularin më poshtë për aplikim: https://forms.gle/QsRSfnG4fhi7P4qg7

Të gjitha shpenzimet në lidhje me Shkollën Verore i bartë Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë.

Përkthimi simulant do të jetë i siguruar.