Warning: session_start() [function.session-start]: open(/home/content/57/9623457/tmp/sess_erfq77v76k93d7ojol8r7c73f7, O_RDWR) failed: No such file or directory (2) in /home/content/57/9623457/html/wp-content/plugins/download-manager/download-manager.php on line 15

Warning: session_start() [function.session-start]: Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/content/57/9623457/html/wp-content/plugins/download-manager/download-manager.php:15) in /home/content/57/9623457/html/wp-content/plugins/download-manager/download-manager.php on line 15

Warning: session_start() [function.session-start]: Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/content/57/9623457/html/wp-content/plugins/download-manager/download-manager.php:15) in /home/content/57/9623457/html/wp-content/plugins/download-manager/download-manager.php on line 15
HLC » Blog Archive » Gjykata e Apelit vendos për ankesat e mbrojtjes dhe prokurorisë në aktgjykimin e shkallës së parë të Xhemshit Krasniqit

Gjykata e Apelit vendos për ankesat e mbrojtjes dhe prokurorisë në aktgjykimin e shkallës së parë të Xhemshit Krasniqit

Kolegji i Gjykatës së Apelit, në përbërje prej dy gjyqtarë të EULEX-it – kryetarja Anna Adamska Gallant dhe gjyqtari raportues Dariusz Sielicki dhe gjyqtarja vendore Hava Haliti, me datën 10 maj 2017 mbajti shqyrtimin në rastin kundër Xhemshit Krasniqit, lidhur me ankesat e mbrojtjes dhe prokurorisë në aktgjykim e shkallës së parë të Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

Prokuroria kërkon nga Gjykata e Apelit që ta dënon të pandehurin edhe për vrasjen e AB (pika e parë e aktakuzës), duke u thirrur në përgjegjësinë e ndërmarrjes së përbashkët kriminale si dhe kërkon rritjen e dënimit. Mbrojtja kërkon lirimin e të pandehurit ose rigjykim – për shkak të vërtetimit jo të plotë të gjendjes faktike (nuk është vërtetuar asnjë veprim konkret dhe individual të të pandehurit), identifikimi i paligjshëm i të pandehurit, marrëdhëniet e pa pranueshme mes prokurorit dhe të dëshmitarëve, si dhe për arsye se i pandehuri nuk ka pasur pozitën komanduese në UÇK gjatë muajve prill, maj dhe qershor të vitit 1999.

Trupi Gjykues Penal Ndërkombëtar i Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica e ka dënuar në datën 08. gusht të vitit 2016 të akuzuarin Xhemshit Krasniqin me burgosje në kohëzgjatje prej tetë (8) vitesh për kryerjen në bashkëkryerje të veprës penale krim i luftës kundër popullatës civile – privimi i paligjshëm nga liria, paraburgimi i paligjshëm, cenimi i integritetit trupor, i shëndetit dhe torturimi i dymbëdhjetë personave në kampet e paraburgimit të UÇK-së në Shqipëri (Kukës dhe Cahan) dhe në Prizren, në periudhën prej muajit prill e deri në muajin qershor të vitit 1999. Me të njëjtin aktgjykim, i akuzuari, në mungesë të provave, është liruar nga akuza për vrasje të dëshmitarit AB.

Analizën e shkurt të shkallës së parë mund ta gjeni këtu: http://hlc-kosovo.org/?p=4503&lang=sq

Kontakt,
Amer Alija, FDH Kosovë

ShareShare on FacebookTweet about this on TwitterShare on LinkedIn

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Vegëza
Read previous post:
U mbajt seanca e parë fillestare kundër të pandehurit Skender Bislimi për krime lufte në Fushë Kosovë/Kosovo Polje

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë me datë 28 prill 2017 u mbajt seanca e parë fillestare kundër Skender Bislimit, i...

Close