Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë aktualisht është duke kërkuar një Zyrtar Financiar për t'iu bashkuar ekipit në Prishtinë. Objektivi i përgjithshëm i kësaj pozite është përgatitja e buxhetit, menaxhimi i granteve dhe shërbimet e kontabilitetit të FDH Kosovë, nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të Drejtorit Ekzekutiv.
Pozita: Zyrtar/e Financiar/e
Lloji i marrëveshjes: Kontratë e plotë me një periudhë prove prej tre muajsh
Kohëzgjatja: 1 vit me mundësi vazhdimi
Vendndodhja: Prishtinë
Përgjegjësitë:
Zhvillimi, mirëmbajtja dhe monitorimi i planeve të projektit, afateve të projekteve, buxhetit, rrjedhja e parasë dhe shpenzimeve që lidhen me FDH Kosovë
Buxhetimi mujor, tremujor dhe vjetor, raportimi dhe krahasimi i buxheteve dhe shpenzimeve aktuale me ato të planifikuara.
Kryerja e analizave të thella për të zhvilluar rekomandime të cilat do të ndikojnë në vendimmarrjen e menaxhimit financiar.
Menaxhimi dhe koordinimi i proceseve mujore të raportimit, buxhetimit dhe parashikimit të proceseve bazuar në projekte
Barazimi i transaksioneve ditore, mujore dhe vjetore; dhe raportimin e tyre në baza mujore te Drejtori Ekzekutiv
Pagesat bankare si fatura, paga, qira, taksa, kontribute pensioni dhe transaksione të tjera sipas nevojës
Përgatitja e prokurimeve sipas prokurimeve të politikave të OJQ-ve dhe nganjëherë politikave të donatorëve
Identifikimi i auditorëve për të kryer auditimet financiare të fundvitit, duke u siguruar që auditorët kanë të gjitha informacionet e kërkuara për një auditim të plotë dhe duke i mbështetur auditorët gjatë auditimit
Përgatitja e pasqyrave financiare
Përgatitja e raporteve aktuale financiare për anëtarët e Bordit
Shqyrtimi dhe zbatimi i rregulloreve dhe legjislacionit financiar të aplikuar në vend
Aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara:
Diplomë Bachelor/Master në Financa, Kontabilitet ose Ekonomi
Kualifikimi profesional si Kontabilist i Certifikuar në ShKÇAK ose kualifikime të ngjashme do të konsiderohen përparësi
Njohuri të të gjitha ligjeve dhe rregulloreve ligjore që lidhen me financat dhe kontabilitetin e OJQ-ve
Përvojë pune menaxheriale në financë dhe kontabilitet
Aftësi organizative dhe përvojë në udhëheqje dhe menaxhim me punonjësit
Aftësi të forta komunikuese, prezantuese dhe të zgjidhjes së problemeve
Aftësi kompjuterike
Njohuri të softuerit të kontabilitetit QuickBooks
Njohja e gjuhës angleze, njohja e gjuhës serbe është përparësi
Përfitimet
Pagë konkuruese dhe;
Sigurim shëndetësor.
Të gjithë ata që posedojnë aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më lart, si dhe dëshirojnë të bëhen pjesë e ekipit të FDH Kosovë, janë të mirëpritur të aplikojnë deri në 13.02.2025 duke dërguar CV-në dhe letrën motivuese në [email protected] me titullin “Aplikimi për Zyrtar/e Financiar/e”.
Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë.