Më 15 janar u hap në Qendrën e Dokumentimit Kosovë, ekspozita e radhës në kuadër të Thirrjes për projekte artistike - DwP Creations. Etnologia Zanita Halimi prezantoi në ekspozitën 'Pas Kujtesës', hulumtimin që vendos në fokus brezin e fëmijëve të lindur menjëherë pas luftës në Kosovë. Pjesëmarrësit e intervistuar, ndanë me publikun përjetimet dhe ballafaqimin e tyre me të kaluarën nëpërmjet kujtimeve dhe objekteve të një periudhe që nuk e kanë jetuar por u është përcjellë nga tregimet dhe historitë familjare.
Kjo ngjarje u mbështet nga: Konfederata Zvicerane - Departamenti Federal i Zvicrës për Punët e Jashtme dhe NED.