Lajme

PUBLIKOHET RAPORTI 'NJË PROCES I PAPËRFUNDUAR: SFIDAT NË GJETJEN E PERSONAVE TË ZHDUKUR'

27.04.2022, 15:24

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë publikoi sot raportin “Një proces i papërfunduar: Sfidat në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur” në Qendrën e Dokumentimit Kosovë.
Raporti ka për qëllim të japë një pasqyrim më të hollësishëm për procesin e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur që nga përfundimi i luftës me fokus të veçantë në përvojat e familjeve.
Ky raport është hartuar në kuadër të projektit “Mobilizimi i mediave dhe OSHC-ve për të mbështetur informatat e duhura për personat e zhdukur”, i realizuar në bashkëpunim me Kosovo 2.0.

Lexoni raportin e plotë këtu.