DY GRA KUJTOJNË TË DASHURIT E HUMBUR NË MARS TË VITIT 1999 NË KRUSHË TË MADHE E TË VOGËL.
Në oborrin e Ajshe Shehut në Krushë të Vogël janë dy shtëpi. Në njërën banon ajo me familje, e tjetrën ka filluar ta ndërtojë shteti por e ka lënë në gjysmë, të pabanueshme. Ilustrim i shkëlqyeshëm për punën gjysmake të institucioneve të Kosovës për adresimin e çështjes së personave të pagjetur nga lufta e vitit 1999.
Ajshja, 71 vjeçe, me bujari më pranoi në shtëpinë e saj, por kur i kërkova të bisedojmë për djemtë e bashkëshortin e pagjetur dhe orvatjet e saj tash e 21 vjet në kërkim të trupave të tyre, me vendosmëri më tha: “Jo! Jam lodhë!” Megjithatë, në fund foli.
Bashkë me Ajshen shkuam në Krushë të Madhe për kafe te 64 vjeçarja Ferdije Hoti, që na priste në oborrin e saj të vogël, të rregulluar me merak. Asaj dhimbja i fshihej në sy; teksa ngadalë rregullonte shaminë, më tha, “Për ne nuk ka jetë! Ne vetëm jetojmë si figura”.
Dy gratë që dikur i kishin oborret përplot fëmijë, lojë e gaz, sot në moshë të shtyrë — jo aq nga motet sa nga vuajtjet — ndajnë fatin e padurueshëm të heshtjes, boshllëkut e mungesës së më të dashurve të tyre që nga marsi i vitit 1999.
Një ditë pas fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër Jugosllavisë në Kosovë, më 25 mars, Krusha e Madhe dhe Krusha e Vogël u rrethuan nga forcat speciale të policisë serbe. Të nesërmen, në të dy fshatrat u mblodhën dhe u vranë mbi 300 persona, kryesisht burra e djem të rritur. Duke qenë se një pjesë e mbetjeve mortore të të vrarëve u hodhën në lumin Drin, kërkimi i tyre u shndërrua në makth për familjarët që shpëtuan gjallë.
Lexoni artikullin e plotë në: https://kosovotwopointzero.com/neve-na-lane-me-jetu-me-flake/