Thirrje e hapur

THIRRJE PËR PROJEKTE TË VOGLA

09.09.2021, 11:48

Rrjeti i pajtimit KOMRA i thërret organizatat e shoqërisë civile (OSHC) nga Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia që të aplikojnë për projekte të vogla, të cilat i kontribuojnë vendosjes së drejtësisë tranzicionale, ndërtimit të besimit dhe pajtimit rajonal. Ndarja e granteve për projekte të vogla është pjesë e projektit Mbështetja për organizatat lokale të shoqërisë civile në nismat e drejtësisë tranzicionale dhe në ndërtimin e besimit në Ballkanin Perëndimor – Rrjeti i pajtimit KOMRA,  të cilat financiarisht i mbështet BE – Shërbimi për instrumentet e politikës së jashtme (FPI), RBF, CRD dhe NED.

 

Dërgojeni propozimin e projektit, i cili i kontribuon zgjerimit të njohurive mbi faktet e vërtetuara në mënyrë gjyqësore mbi viktimat dhe krimet dhe i cili e nxit empatinë ndaj viktimave, i cili i kontribuon pajtimit midis bashkësive, zvogëlimit të hapësirës për gënjeshtra dhe interpretime politike të së kaluarës si dhe ndërtimit të kulturës së përkujtimit të gjitha viktimave pa e marrë parasysh përkatësinë etnike, dhe i cili e nxit të menduarit kritik mbi të kaluarën dhe pajtimin.

Me rëndësi është që ta keni idenë e qartë të projektit, të cilën do ta zhvilloni në punëtoritë, të cilat do t’i mbajnë ekspertët për drejtësi tranzicionale dhe zhvillim të projekteve.

 

Shuma minimale e grantit për projekt është 2.000 EUR, kurse ajo maksimale 7.000 EUR.

 

Aplikimet dërgohen në mënyrë elektronike, me e-mail në adresën [email protected]

 

Afati i fundit për aplikim është 16 tetor, 2021.


1) Udhëzues për dorëzimin e propozimeve për projekte – Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia

2) Aplikimi për grante