Thirrje e hapur

Thirrje për punë praktike në Fondin për të Drejtën Humanitare Kosovë

30.07.2021, 15:12

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK) i fton të gjithë studentët (të vitit të tretë dhe të katërt të studimeve) të Universitetit të Prishtinës, Fakultetit Juridik (publik dhe kolegjeve private), që të aplikojnë për punën praktike në monitorimin e gjykimeve për krimet e luftës në Kosovë. Kohëzgjatja e praktikës do të jetë prej tre (3) deri në gjashtë (6) muaj.

Gjatë periudhës së praktikës, studentë do të kenë mundësi që të marrin pjesë dhe të monitorojnë seancat për krimet e luftës në Kosovë pranë gjykatave të Kosovës, si dhe të mësojnë më shumë për proceset e drejtësisë tranzicionale për gjatë punës në FDHK.

Ky aktivitet është pjesë e një projekti të gjerë “Transforming conflicting perceptions through increased civic and community engagement in Kosovo” i implementuar nga Kosovo Coalition for Reconciliation (KCR), projekti financohet nga Zyra e Unionit Evropian në Kosovë, si dhe projektit: “Monitoring Conflict Related Crime Trials in Kosovo and the Inclusion of the Youth in the Justice” i financuar nga Ambasada Britanike në Prishtinë.

FDH Kosovë do t’i mbulon shpenzimet e studentëve të cilët do të angazhohen në monitorimin e këtyre seancave gjyqësore.

Dokumentet e nevojshme:

  • CV
  • Letër motivuese
  • Çertifikata e notave

Si të aplikoj:

  • Studentë të interesuar duhet t’i dërgojnë dokumente e kërkuara në [email protected].
  • Vetëm studentë të përzgjedhur do të ftohen në intervistë.

Kriteret për zgjedhjen e kandidatëve:

  • Studentët duhet të jenë në vitin e tretë ose të katërt të studimeve bachelor në Fakultetin Juridik, megjithatë studentët në vitin e fundit të studimeve të cilët janë profilizuar në drejtimin penal dhe të drejtës ndërkombëtare do të kenë përparësi;
  • Studenti/ja duhet t’i ketë përfunduar provimet në të drejtën penale dhe procedurën penale;
  • Nota mesatare duhet të jetë mbi 7.5;
  • Njohja e gjuhës serbe dhe angleze është një përparësi;
  • Studentët të cilët deri më sot nuk kanë kryer ndonjë punë praktike, si dhe studentë nga komunitete të ndryshme që jetojnë në Kosovë inkurajohen që të aplikojnë.


Nëse keni ndonjë pyetje, jeni të mirëseardhur që ti drejtoheni Amer Alija përmes [email protected].

Afati i fundit për paraqitjen e aplikacioneve është 20 gusht 2021.