Gjatë periudhës së praktikës, studentë do të kenë mundësi që të monitorojnë seancat për krimet e luftës në Kosovë pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës, si dhe të mësojnë më shumë për proceset e drejtësisë tranzicionale për gjatë punës në FDHK.
Ky aktivitet është pjesë e projektit ‘Monitorimi i punës dhe seancave gjyqësore të Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe Përfshirja e Rinisë në Sektorin e Drejtësisë’ përkrahet financiarisht nga Zyra Federale për Punë të Jashtme e Gjermanisë përmes Ambasadës Gjermane në Prishtinë.
FDH Kosovë do t’i mbulon shpenzimet e studentëve të cilët do të angazhohen në monitorimin e këtyre seancave gjyqësore.
Dokumentet e nevojshme:
- CV
- Letër motivuese
- Çertifikata e notave
Si të aplikoj:
- Studentë të interesuar duhet t’i dërgojnë dokumente e kërkuara në [email protected].
- Vetëm studentë të përzgjedhur do të ftohen në intervistë.
Kriteret për zgjedhjen e kandidatëve:
- Studentët duhet të jenë në vitin e tretë ose të katërt të studimeve bachelor në Fakultetin Juridik, megjithatë studentët në vitin e fundit të studimeve të cilët janë profilizuar në drejtimin penal dhe të drejtës ndërkombëtare do të kenë përparësi;
- Studenti/ja duhet t’i ketë përfunduar provimet në të drejtën penale dhe procedurën penale;
- Nota mesatare duhet të jetë mbi 7.5;
- Njohja e gjuhës serbe dhe angleze është një përparësi;
- Studentët të cilët deri më sot nuk kanë kryer ndonjë punë praktike, si dhe studentë nga komunitete të ndryshme që jetojnë në Kosovë inkurajohen që të aplikojnë.
Nëse keni ndonjë pyetje, jeni të mirëseardhur që ti drejtoheni Amer Alija përmes [email protected].
Afati i fundit për paraqitjen e aplikacioneve është 20 gusht 2021.