Thirrje e hapur

Konkurs: Hulumtues në projektin Libër Kujtimi i Kosovës

12.03.2021, 16:20

KONKURS

Për pozitën: Hulumtues në projektin Libër Kujtimi i Kosovës

Përshkrimi i vendit të punës për këtë pozitë:

Hulumtuesi në projektin „Libër Kujtimi i Kosovës” realizon hulumtime në terren si dhe puna në bazën e të dhënave në përputhje me objektivat e projektit. Punët kanë të bëjnë me hulumtime, verifikimin e informatave, përpilimin e raporteve si dhe punë tjera administrative për nevojat e projektit. Për realizim të suksesshëm të detyrave të përmendura, nevojitet person profesional dhe dinamik, i cili është i përkushtuar në punën ekipore dhe me përvojë adekuate.

Kualifikimet e nevojshme dhe përgatitja profesionale për këtë pozitë:

Diplomë Universitare;

Aftësi të mira komunikimi dhe organizimi;

Njohuri rreth ngjarjeve te luftës

Njohuri rreth proceseve penale dhe gjykimeve për krime të luftës

Aftësi të mira për të shkruar raporte;

Të flasë dhe shkruajë rrjedhshëm në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze;

Njohuri shumë të mira në punën me kompjuter (Microsoft Office, Internet);

Patentë Shoferi;

Fleksibilitet në orarin e punës.


Pagesa sipas rregullave të Fondit për të Drejtën Humanitare Kosovë.

Në intervistë do të ftohen vetëm kandidatët që kanë kualifikimet e lartpërmendura.

Konkursi është i hapur deri me datën 23.03.2021.

Ju lutemi që CV-në së bashku me letrën motivuese ta dërgoni në e-mail adresën: [email protected] ose Adresën: Rruga Eqrem Çabej, Nr 7 a, Prishtinë.