Gjatë periudhës së praktikës, studentët do të kenë mundësi që të marrin pjesë dhe të monitorojnë seancat për krimet e luftës në Kosovë pranë gjykatave të Kosovës dhe Dhomave të Specializuara të Kosovës, si dhe të mësojnë më shumë për proceset e drejtësisë tranzicionale për gjatë punës në FDHK.
FDHK do t’i mbulojë shpenzimet e studentëve të cilët do të angazhohen në monitorimin e këtyre seancave gjyqësore.
Dokumentet e nevojshme:
• CV
• Letër motivuese
• Çertifikata e notave
Si të aplikoj:
• Studentët e interesuar duhet t’i dërgojnë dokumentet e kërkuara në email-in
• Vetëm studentët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.
Kriteret për zgjedhjen e kandidatëve:
• Studentët duhet të jenë në vitin e tretë ose të katërt të studimeve bachelor në Fakultetin Juridik, megjithatë studentët në vitin e fundit të studimeve të cilët janë profilizuar në drejtimin penal dhe të drejtës ndërkombëtare do të kenë përparësi;
• Studenti/ja duhet t’i ketë përfunduar provimet në të drejtën penale dhe procedurën penale;
• Nota mesatare duhet të jetë mbi 7.5;
• Njohja e gjuhës serbe dhe angleze është një përparësi;
• Studentët të cilët deri më sot nuk kanë kryer ndonjë punë praktike, si dhe studentë nga komunitete të ndryshme që jetojnë në Kosovë inkurajohen që të aplikojnë.
Nëse keni ndonjë pyetje, jeni të mirëseardhur që t’i drejtoheni Nisa Ferati përmes email-it
Afati i fundit për paraqitjen e aplikacioneve është 16 shtator 2024.