Thirrje e hapur

THIRRJE PUBLIKE: Shkolla Verore për Drejtësi Tranzicionale 2024

28.06.2024, 14:50

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë organizon Shkollën Verore mbi Drejtësinë Tranzicionale 2024.

Ftojmë të gjithë të rinjtë, të moshës 18-25 vjeç, të cilët kanë interesim të mësojnë për Drejtësi Tranzicionale dhe ballafaqimin me të kaluarën të aplikojnë deri më datë 15 korrik 2024. Shkolla do të mbahet për pesë ditë rresht nga data 05 deri më 09 gusht 2024 në Prizren.

Studentët e përzgjedhur do të kenë mundësinë të mësojnë për shtyllat e Drejtësisë Tranzicionale, si: të drejtën në drejtësi, të drejtën për të ditur, të drejtën në dëmshpërblime (reparacione) dhe reformat institucionale - nga ekspertë kombëtarë dhe ndërkombëtarë të fushës. Për më tepër, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të vizitojnë vendet ku kanë ndodhur krime dhe të takojnë të mbijetuarit/anëtarët e familjeve, të cilët do të tregojnë historinë e tyre.

Të gjitha shpenzimet në lidhje me Shkollën Verore i bartë Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë.

Përkthimi simulant në gjuhën shqipe dhe serbe do të jetë i siguruar.