Thirrje e hapur

Qendra për Arsim Qytetar (QAQ), në emër të KOMRA rrejtit të pajtimit, rinovon thirrjen e III për projekte të organizatave të shoqërisë civile nga Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe nga Kosova

06.09.2023, 09:36

Projekt-propozimet që kontribuojnë në shpërndarjen e njohurive mbi faktet gjyqësore dhe forcimin e zërit të viktimave, pranimin dhe zbulimin e fakteve rreth ngjarjeve dhe krimeve të luftës në komunitetin lokal, ndërtimin e kulturës rajonale të kujtimit dhe pajtimit, mund t'i dorëzoni deri më 20 shtator 2023.


Në konkurs mund të aplikojnë organizatat e shoqërisë civile që:

  • kanë statusin e subjektit juridik në përputhje me ligjet kombëtare të Bosnjës dhe Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Kosovës ose Malit të Zi;
  • janë jofitimprurëse;
  • janë aktive në nivel të bashkësisë lokale;
  • që disponojnë me kapacitete të mjaftueshme organizative dhe që janë drejtpërdrejtë përgjegjëse për përgatitjen dhe për realizimin e projektit (partner, nëse i ka).


Për të aplikuar në konkurs, është e nevojshme të plotësoni: Formularin e Aplikimit dhe Propozimin e Buxhetit. Para se të plotësoni këto forma, lexoni me kujdes Udhëzuesin e detajuar.

Aplikimi në konkurs, bashkë me dokumentacionin teknik shoqërues, dërgohet me email në adresën: [email protected], me shënim - "Përkrahja për organizatat lokale të shoqërisë civile – Rrjeti i Pajtimi KOMRA".

Në rast të paqartësive, mund të merrni informacione shtesë duke dërguar pyetje në adresën [email protected], jo më vonë se më 12 shtator 2023.

Shuma totale e fondeve për zbatimin e thirrjes të tretë të rinovuar është 43.000 EUR, dhe shuma më e madhe e granteve individuale është 7.000 EUR.

SHËNIM: Të gjitha aplikimet që janë dorëzuar në kuadër Thirrjes së III do të konsiderohen si aplikime të dorëzuara edhe në këtë konkurs të rinovuar. Në rast se organizatat kanë fituar ndërkohë fonde për zbatimin e projektit me të cilin kanë aplikuar ose dëshirojnë të ndryshojnë aktivitetet, është e nevojshme të njoftojnë QAQ mbi këtë.