Thirrje e hapur

KËRKESË PËR OFERTË PËR PËRDITËSIMIN E POLITIKAVE TË BRENDSHME TË FDHK

17.05.2023, 11:54

Kërkesa: Përditësimi dhe zhvillimi i politikave të brendshme të organizatës Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK)

Autoriteti Kontraktues: Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë

Data e fundit për ofertim: E premte, 02 Qershor 2023


Përgjegjësitë specifike janë të renditura si më poshtë:

  • Përditësimi i Kontratave të punës;
  • Përditësimi i Udhëzuesit Administrativ;
  • Përditësimi i Udhëzuesit Financiar;
  • Përditësimi i Udhëzuesit të Prokurimit;
  • Përditësimi i Udhëzuesit Kontabilitetit;
  • Përditësimi i Rregullores së Punës;
  • Zhvillimi i Politikave të reja, përfshirë: Politikat e Mbrojtjes së Ambientit; Politikat kundër Ngacmimit përfshirë Ngacmimin Seksual; Rregullorja e Sjelljes; Politikat e Sigurisë.


Të drejtë pjesëmarrje kanë të gjithë personat juridik apo fizik të cilët kanë një përvojë të dëshmuar në përpilimin dhe përditësimin e politikave të brendshme të organizatave jo-qeveritare, organizatave ndërkombëtare apo bizneseve.


Dokumentet e obligueshme që duhet të dorëzohen nga ofertuesi përfshijnë:

  1. Çertifikatën e regjistrimit të biznesit (në rastet e personave juridik);
  2. Çertifikatën e numrit fiskal / TVSH-së (në rastet e personave juridik);
  3. Referenca mbi kryerjen e punëve të ngjashme të dëshmuara;
  4. Metodologjinë dhe planin e punës;
  5. Ofertën buxhetore (në rastet e personave juridik, oferta pa TVSH).


Vlerësimi i ofertave

Të gjitha ofertat do të vlerësohen sipas kritereve të përcaktuara më poshtë:


Përvoja relevante dhe besueshmëria 30%

Metodologjia dhe plani i punës 30%

Koha e nevojshme për realizimin e punës 20%

Çmimi më i favorshëm 20%


FDHK rezervon të drejtën për të negociuar më tej me ndonjë ose të gjithë ofertuesit për çmimin, aspektet teknike ose termat dhe kushtet e kontratës.

Ofertat mund të dorëzohen në formë elektronike në adresën [email protected] deri të premtën, 02 Qershor 2023.

Për çdo pyetje apo sqarim shtesë ju lutem drejtohuni tek Besnik Beqaj – Menaxher i Programeve, përmes emalit: [email protected]