Thirrje e hapur

Konkurs pune: Zyrtar/e Financiar/e

01.11.2022, 14:11

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë aktualisht është duke kërkuar një Zyrtar Financiar për t'iu bashkuar ekipit në Prishtinë. Objektivi i përgjithshëm i kësaj pozite është përgatitja e buxhetit, menaxhimi i granteve dhe shërbimet e kontabilitetit të FDH Kosovë, nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të Drejtorit Ekzekutiv.

Pozita: Zyrtar/e Financiar/e
Lloji i marrëveshjes: Kontratë e plotë me një periudhë prove prej tre muajsh
Kohëzgjatja: 1 vit me mundësi vazhdimi
Vendndodhja: Prishtinë


 Përgjegjësitë:

  • Zhvillimi, mirëmbajtja dhe monitorimi i planeve të projektit, afateve të projekteve, buxhetit, rrjedhja e parasë dhe shpenzimeve që lidhen me FDH Kosovë
  • Buxhetimi mujor, tremujor dhe vjetor, planifikimi i proceseve, raportimi dhe krahasimi i buxheteve dhe shpenzimeve aktuale me ato të planifikuara.
  • Kryerja e analizave të thella për të zhvilluar rekomandime të cilat do të ndikojnë në vendimmarrjen e menaxhimit financiar.
  • Menaxhimi dhe koordinimi i proceseve mujore të raportimit, buxhetimit dhe parashikimit të proceseve bazuar në projekte
  • Barazimi i transaksioneve ditore, mujore dhe vjetore; dhe raportimin e tyre në baza mujore te Drejtori Ekzekutiv
  • Pagesat bankare si fatura, paga, qira, taksa, kontribute pensioni dhe transaksione të tjera sipas nevojës
  • Përgatitja e prokurimeve sipas prokurimeve të politikave të OJQ-ve dhe nganjëherë politikave të donatorëve
  • Identifikimi i auditorëve për të kryer auditimet financiare të fundvitit, duke u siguruar që auditorët kanë të gjitha informacionet e kërkuara për një auditim të plotë dhe duke i mbështetur auditorët gjatë auditimit
  • Përgatitja e pasqyrave financiare
  • Përgatitja e raporteve aktuale financiare për anëtarët e Bordit
  • Shqyrtimi dhe zbatimi i rregulloreve dhe legjislacionit financiar të aplikuar në vend


Aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara:

 

  • Diplomë Bachelor/Master në Financa, Kontabilitet ose Ekonomi
  • Kualifikimi profesional si Kontabilist i Certifikuar në ShKÇAK ose kualifikime të ngjashme do të konsiderohen përparësi
  • Njohuri të të gjitha ligjeve dhe rregulloreve ligjore që lidhen me financat dhe kontabilitetin e OJQ-së
  • 3+ vite përvojë pune menaxheriale në financë dhe kontabilitet
  • Aftësi organizative dhe përvojë në udhëheqje dhe menaxhim me punonjësit
  • Aftësi të forta komunikuese, prezantuese dhe të zgjidhjes së problemeve
  • Aftësi kompjuterike
  • Njohuri të softuerit të kontabilitetit QuickBooks
  • Njohja e gjuhës angleze, njohja e gjuhës serbe është përparësi




Përfitimet

  • Paga konkuruese dhe;
  • Sigurim shëndetësor.


Të gjithë ata që posedojnë aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më lart, si dhe dëshirojnë të bëhen pjesë e ekipit të FDH Kosovë, janë të mirëpritur të aplikojnë deri në 13.11.2022 duke dërguar CV-në dhe letrën motivuese në [email protected] me titullin “Aplikimi për Zyrtar/e Financiar/e”.

Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë.