Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë ka kënaqësinë të ftoj artistët e rinj të cilët veprojnë në fusha të ndryshme të artit që të aplikojnë në thirrjen e parë për mbështetje të veprave artistike.
Për të gjithë ata artistë të cilët dëshirojnë të zhvillojnë vepra që përkujtojnë viktimat/ngjarjet e kohës së luftës dhe adresojnë një çështje të veçantë në drejtësinë tranzicionale, i inkurajojmë të aplikojnë në këtë thirrje me qëllim zhvillimin e formave të ndryshme dhe të reja artistike duke u fokusuar në ballafaqimin me të kaluarën.
Artistët që aplikojnë i nxisim që të kenë parasysh gjendjen aktuale dhe konfliktin në Ukrainë në krijimin e veprave që ndërlidhen me kujtimet e tyre apo reflektimet mbi të kaluarën tragjike të Kosovës.
Rreth projektit:
DwP Creations është projekt i mbështetur nga Departamenti Federal i Punëve të Jashtme të Zvicrës dhe National Endowment for Democracy me qëllimin e zhvillimit të formave të reja artistike të cilat merren me ballafaqimin me të kaluarën duke mbështetur artistë, shkrimtarë, gazetarë e të tjerë në realizimin e ideve të tyre.
Përgjatë tri viteve do të hapen 6 thirrje për projekte drejtuar të gjitha grupeve dhe komuniteteve etnike në Kosovë dhe në rajon. Kandidatët e suksesshëm do të punojnë ngushtë me FDHK-në për të zhvilluar dhe prodhuar veprën artistike, ku stafi do t’i ndihmojë me informacione dhe udhëzime të nevojshme, duke siguruar saktësinë faktike të ideve.
Veprat e krijuara do të ekspozohen në Qendrën e Dokumentimit Kosovë.
Për të aplikuar, plotësojeni formularin për aplikim ( https://bit.ly/3zpTRUF ) dhe dërgoni atë bashkë me dokumentet tjera të kërkuara, në emailin: [email protected] me titull: Aplikimi për DwP Creations.
Afati i fundit për aplikim: 20.08.2022
Për çfarëdo pyetje apo informacioni shtesë, ju lutem na kontaktoni në [email protected] deri në 12.08.2022 dhe ne do të ju përgjigjemi publikisht deri në 16.08.2022.