Thirrje e hapur

THIRRJE PUBLIKE: Shkolla për Drejtësi Tranzicionale 2022

04.05.2022, 16:59

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovëorganizon Shkollën mbi Drejtësinë Tranzicionale 2022. Ftojmë të gjithë të rinjtë, të moshës 18-25 vjeç, të cilët kanë interesim të mësojnë për Drejtësi Tranzicionale dhe ballafaqimin me të kaluarën të aplikojnë deri më datë 15 maj 2022. Shkolla do të mbahet për katër ditë rresht nga data 24 deri më 27 maj 2022 në Prizren.

Studentët e përzgjedhur do të kenë mundësinë të mësojnë për shtyllat e Drejtësisë Tranzicionale, si: të drejtën në drejtësi, të drejtën për të ditur, të drejtën në dëmshpërblime (reparacione) dhe reformat institucionale - nga ekspertë kombëtarë dhe ndërkombëtarë të fushës. Për më tepër, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të vizitojnë vendet ku kanë ndodhur krime dhe të takojnë të mbijetuarit/anëtarët e familjeve, të cilët do të tregojnë historinë e tyre.
Inkurajojmë pjesëtarët e komuniteteve jo-shumicë të aplikojnë në këtë shkollë.

Të interesuarit mund të aplikojnë duke plotësuar këtë formular.

Të gjitha shpenzimet në lidhje me Shkollën i bartë Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë.

Përkthimi simulant në gjuhën shqipe, angleze dhe serbe do të jetë i siguruar.