Saopštenje

Reagim i FDH Kosovë ndaj fjalorit të kryeministrit të Kosovës me rastin e dorëheqjes së prokurorit Blakaj

22.08.2018, 19:31

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDH Kosovë) ashpër e gjykon fjalorin e kryeministrit Ramush Haradinaj, me të cilin e ka vlerësuar veprimin e deritashëm të prokurorit të Zyrës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, Elez Blakajt.

 

Pa marrë parasysh vendimin e Blakajt që të tërhiqet nga funksioni i tij për shkak të kërcënimeve të cilat i janë bërë pas hetimit të lëndëve të veteranëve të rrejshëm të luftës, ta vlerësosh një prokuror si “hajn pulash” dhe “fiqfiriq”, përbënë, që nga pavarësia e këndej, fyerjen më të rëndë të cilën e ka bërë një prej funksionarëve më të lartë shtetëror të Kosovës në llogari të pjesëtarit të sistemit prokurorial. Aq më shumë, duke vlerësuar se „njerëzit të cilët kanë qenë në Bllace ose Stankovec gjatë luftës në Kosovë nuk kanë të drejtë të numërojnë veteranët në rajonin e Dukagjinit“, ai ka ushtruar ndikim të drejtpërdrejt politik mbi prokurorinë. Kjo përbënë një precedent të rrezikshëm, i cili, nëse nuk reagohet ndaj tij dhe nëse deklarata nuk tërhiqet, e hap derën për përzierje të mëtejme të drejtpërdrejt dhe për trysni në sistemin prokurorial, i cili edhe sipas kushtetutës dhe ligjit në mënyrë të plotë është i pavarur prej politikës.

 

FDH Kosovë vlerëson se kryeministri i Kosovës me deklaratën e tij në llogari të ish prokurorit Blakaj i ka bërë një shërbim të keq përpjekjeve që në Kosovë të ndërtohet sistemi efikas dhe i pavarur i shtetit ligjor. Aty ku funksionarët politik i japin vetes të drejtë për të nënçmuar dhe fyer funksionarët e gjyqësorit të shtetit, nuk ka sundim të ligjit, por është në fuqi pushteti i politikanëve të pushtetshëm.

 

FDH Kosovë kërkon nga kryeministri Haradinaj që ta tërheq deklaratën e tij dhe që publikisht t’i kërkoj falje zotëriut Blakaj, por edhe gjithë sistemit prokurorial. Në të kundërtën, kërkohet nga deputetët e Kuvendit të nisin propozimin për votim të mosbesimit.