Javni poziv

Punë praktike në FDH Kosovë

02.07.2019, 19:18

Mundësitë për punë praktike në Fondin për të drejtën humanitare Kosovë (FDH Kosovë)
Njoftohen studentët e interesuar të vitit të III dhe të IV të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, se FDH Kosovë ofron mundësi për punë praktike për katër (4) studentë, kohëzgjatja e praktikës tre (3) deri në gjashtë (6) muaj.
Gjatë kësaj periudhe studentët do të kenë mundësi që t’i monitorojnë seancat gjyqësore për krimet e luftës në Kosovës në kuadër të Gjykatës Themelore të Prishtinës – Departamenti Special, si dhe në kuadër të organizatës FDH Kosovë do të mësojnë më shumë për mekanizmat e drejtësisë tranzicionale. FDH Kosovë do t’i mbulon shpenzimet e studentëve të cilët do të angazhohen në monitorimin e këtyre seancave gjyqësore.
Dokumentet e kërkuara:
• CV-ja
• Letër motivuese dhe
• Certifikata e notave

• Studentë të interesuar për punë praktike duhet të aplikojnë përmes email-it: [email protected] dhe në CC: [email protected].
• Inkurajohen që të aplikojnë studentët të cilët deri më tani nuk kanë vijuar ndonjë punë praktike.
• Vetëm studentët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
*Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 8 Korrik 2019.

Personat kontaktues:
1. Fatbardha Abazi – Zyrtare e Qendrës për Zhvillim të Karrierës, Fakulteti Juridik – UP;
Email: [email protected];
2. Amer Alija – Fondi për të drejtën humanitare Kosovë (FDH Kosovë)
Email: [email protected].

FacebookTwitter