Javni poziv

Thirrje publike për pjesëmarrje në debatin ‘Si e kujtojmë të kaluarën?’

15.10.2020, 18:26

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë fton të rinjtë nga Kosova* të aplikojnë për pjesëmarrje në dabatin për të kaluarën dhe kërkimin e mënyrave alternative të memorializimit. Debati do të mbahet në muajin shkurt 2020 dhe të drejtë aplikimi kanë të rinjtë nga mosha 19 deri 27 vjeç.

Meqenëse kanë kaluar më shumë se 20 vite nga përfundimi i konfliktit në territorin e ish-Jugosllavisë, është e rëndësishme promovimi i mirëkuptimin ndëretnik duke fuqizuar të rinjtë në rajon të eksplorojnë dhe udhëheqin kujtesën e së kaluarës së tyre të përbashkët dhe së bashku t’i japin formë një strategjie për angazhimin e bashkëmoshatarëve dhe institucioneve të tyre në përkujtimin e së kaluarës. Format e informimit dhe dedikimi i hapësirave publike të cilat ofrojnë informata mbi të kaluarën shpesh mungojnë ose janë të kufizuara duke e bërë të pamundur të shihen perspektivat dhe vuajtjet e të tjerëve.

 

Prandaj, qëllimi i debatit është të sigurojë një platformë për të rinjtë që të shkëmbejnë përvojën apo perceptimin e tyre rreth luftës, të diskutojnë rreth mënyrave të reja të përkujtimit dhe të eksplorojnë së bashku mënyra të ndryshme se si mund të kujtohet e kaluara përbashkët.

Një debat si ky do të mbahet edhe në Beograd dhe Sarajevë, me të rinjtë e këtyre vendeve. Më pas një grup i përzgjedhur prej të rinjëve nga Kosova, Serbia dhe Bosna e Hercegovina do të punojnë në përpilimin e një Dokumenti të Politikave që eksploron strategjitë alternative për të kujtuar të kaluarën. Ky dokument do të shtjelloj forma të ndryshme të memorializimit që përfaqëson perspektivën e të rinjëve për kujtesën dhe luftën.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke plotësuar pytësorin e dhënë këtu. Afati i fundit për aplikim është data 13 shkurt 2020.

Inkurajojmë të rinjtë e të gjitha komuniteteve të Kosovës të aplikojnë në debat.

 

Për informacione shtesë mund të drejtoheni në email: [email protected]

Ky projekt i Fondit për të Drejtën Humanitare Kosovë dhe partnerëve të saj mbështeten nga Zyra Rajonale për Bashkëpunimin Rinor, si pjesë e Thirrjes së Dytë të Hapur për Propozime të bashkëfinancuara nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Ndërtimin e Paqes.

___________________________

 

*Ky përcaktim nuk cenon qëndrimet mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare mbi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.