Mediji o nama

AA: FDH prezanton publikimin mbi gjykimet për krime lufte në Kosovë

25.10.2018, 18:37

ë Kosovë pas konfliktit të armatosur në vitin 1999 kanë qenë 48 gjykime për krime lufte në të cilat janë dënuar 34 shqiptarë, 4 serbë dhe një malazez, u tha sot në publikimin e botuar “Pasqyrë e gjykimeve për krimet e luftës në Kosovë në periudhën 1999-2018”, të cilin e përgatiti Fondi për të Drejtën Humanitare të Kosovës (FDH Kosovë), raporton Anadolu Agency (AA).

Koordinatorja e projektit Anka Kurteshi Hajdari tha se ky është një publikim unik i gjykimit për krimet e luftës në Kosovë dhe përmban një përmbledhje të të dhënave për 48 raste.

“Ato janë të prezantuara sipas emërtimeve zyrtare, sipas të cilëve në këto lëndë janë zhvilluar procedurat penale në bazë të aktakuzave të ngritura për krime lufte. Përveç hyrjes, në këtë publikim është prezantuar zhvillimi i sistemit gjyqësor pas konfliktit të armatosur në Kosovë, aplikimi i ligjeve të zbatueshme, zbatimi i tyre, angazhimi i misioneve ndërkombëtare, mandati i tyre, rezultatet e arritura në kuadër të publikimit dhe në secilën gjuhë janë të përsëritura të gjitha lëndët ku procedura ka përfunduar me aktgjykime”, tha Kurteshi Hajdari.


Lexo artikullin e plote: https://www.aa.com.tr/sq/ballkan/fdh-prezanton-publikimin-mbi-gjykimet-p%C3%ABr-krime-lufte-n%C3%AB-kosov%C3%AB/1293188