Ngjarje

Forumi i XIII për Drejtësinë Tranzicionale në Vendet Post-Jugosllave

15.12.2020, 17:25

Rrjeti i Pajtimit KOMRA, me ndihmën e Fondit për të Drejtën Humanitare është duke e organizuar Forumin e XIII-të për Drejtësinë Tranzicionale në Vendet Post-Jugosllave me datën 21 dhe 22 Dhjetor, përmes Platformës Kudo. Në tre panele, pjesëmarrësit e Forumit do të diskutojnë drejtësinë tranzicionale në rajon, si dhe memorializimin, përkujtimet dhe çështjen e personave të zhdukur në vendet post-Jugosllave.

Në ditën e parë të Forumit me datën 21 Dhjetor, do të mbahen dy panele.

Në panelin e parë të titulluar "Pasqyrë e Drejtësisë Tranzicionale - Sfidat si Rrugëdalje", panelistët do të ofrojnë një pasqyrë të statusit aktual të procesit të drejtësisë tranzicionale në vendet e rajonit dhe krizës në drejtësinë tranzicionale me të cilën përballen shoqëritë post-jugosllave.

Bashkohuni në panel si shikues: https://live.kudoway.eu/br/110219261330

Tema e panelit të dytë "Politika e Përkujtimit dhe komemorimi i viktimave" është memorializimi. Prezantimet në këtë panel do të adresojnë analizën e politikave zyrtare për të kujtuar dhe përkujtuar krimet e luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci, Serbi dhe Kosovë, me një fokus të veçantë në përkujtimet e viktimave dhe instrumentalizimin e tyre.

Bashkohuni në panel si shikues: https://live.kudoway.eu/br/110213546651


Në ditën e dytë të Forumit, me datën 22 Dhjetor, do të mbahet një panel kushtuar personave të zhdukur. Në panelin "Çështja e personave të zhdukur - prioriteti i bashkëpunimit rajonal" do të diskutohet për të zhdukurit në ish-Jugosllavi dhe çështjen e kujtimit të atyre mbetjet mortore të të cilëve nuk u gjetën kurrë.

Bashkohuni në panel si shikues: https://live.kudoway.eu/br/110218285756