Në Qendrën e Dokumentimit Kosovë, u mbajt debati me të rinjtë rreth të kaluarës dhe mënyrave alternative të memorializimit.
Në debat morën pjesë studentë nga vende të ndryshme të Kosovës, të cilët panë ekspozitën, ndanë kujtimet e tyre për të kaluarën, shpalosën idetë rreth mënyrave të ndryshme të memorializimit dhe diskutuan për strategjitë alternative për të kujtuar të kaluarën.
Një debat si ky do të mbahet edhe në Beograd dhe Sarajevë, me të rinjtë e atyre vendeve.
Ky projekt i Fondit për të Drejtën Humanitare Kosovë dhe partnerëve të saj mbështeten nga Zyra Rajonale për Bashkëpunimin Rinor, si pjesë e Thirrjes së Dytë të Hapur për Propozime të bashkëfinancuara nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Ndërtimin e Paqes.