Pema e Jetëve - Në Përkujtim të Personave të Zhdukur me forcë si pasojë e luftës në Kosovë 1998-2000
Kanë kaluar më shumë se dy dekada që nga lufta në Kosovë. Mbi 1,600 persona ende mbeten të zhdukur. Mungesa e tyre vazhdon të ndikojë në familje, komunitete dhe shoqërinë në tërësi. Nderimi i kujtimit të tyre dhe krijimi i një hapësire për përkujtimin kolektiv është thelbësor.
Pema e Jetëve është një memorial publik i dedikuar personave që ende mbeten të zhdukur si pasojë e luftës. Koncepti i memorialit është krijuar nga regjisorja zvicerano-kosovare Dea Gjinovci dhe artisti francez Armand de Benoist de Gentissart dhe aktualisht është në fazën e realizimit. Memoriali ka formën e një trungu peme, që simbolizon lidhjen e thellë mes të zhdukurve me dhunë dhe familjeve të tyre. Mungesa e degëve përfaqëson humbjen e pakthyeshme dhe potencialin e jetëve që u ndërprenë tragjikisht.
Ky projekt po zhvillohet për të nderuar individët, mungesa e të cilëve vazhdon të ndikojë thellësisht tek të dashurit e tyre. Brenda trungut, emrat e të zhdukurve me dhunë janë gdhendur në panelet prej druri. Këta emra, disa prej të cilëve, të shkruar nga anëtarët e familjeve, krijojnë një lidhje të prekshme mes memorialit dhe atyre që janë zhdukur.
Faza e pjesëmarrjes, në të cilën anëtarët e familjeve shkruajnë emrat e të dashurve të tyre të zhdukur, ka përfunduar. Këta emra janë shkruar, secili duke mbajtur peshën e historisë, humbjes dhe përkujtimit.
Fazat përfundimtare të ndërtimit të memorialit janë në zhvillim. Detajet mbi shpalosjen publike të memorialit të përfunduar do të shpallen së shpejti.