Lajme për DT

Kosovo 2.0: EVROPA E LARGËT

13.11.2020, 17:25

KËRKIMI I NJERËZVE TË ZHDUKUR NË SHTEGUN BALLKANIK.


Në varrezat e qytetit Bihaq është një rresht i varreve të sapogërmuara. Nën pllakat e gjelbëra prej druri që shenjojnë varret, shtrihen trupat e njerëzve të paidentifikuar të cilët vdiqën në këtë pjesë të Bosnjës e Hercegovinës afër kufirit kroat. Pllakat e varreve mbajnë shenjues minimalë të identitetit — N.N.1, N.N.2, N.N.3…

Nomen Nescio në gjuhën latine i referohet një personi të paemër: kështu ëndrra për një jetë më të mirë dhe peripecitë e një udhëtimi të vështirë drejt BE-së kanë përfunduar në varrezat e Bihaqit.

Dhe jo vetëm në Bihaq — kudo që njerëzit në lëvizje vdesin, varrosen në pjesë të harruara të varrezave të vogla dhe varret e tyre shpesh mbesin pa emër. Kur organizohen kërkimet nga familjarët, vullnetarët apo zyrtarët fetarë, shpesh këtu është vendi ku përfundojnë gjurmët.  

Çdo vit, me mijëra njerëz zhduken teksa përpiqen të arrijnë në Evropë. Nuk ka të dhëna statistikore të besueshme rreth personave të zhdukur, por sipas të dhënave të Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM) në faqen për Migrantët e Zhdukur, deri tani gjatë vitit 2020, 1,861 migrantë kanë humbur jetën në të gjithë botën. 

Në vitin 2017, në Bosnjë filluan të regjistoheshin më shumë ardhje. Sipas të dhënave të Shërbimit të Bosnjës për Çështjet e të Huajve, nga viti 2018 deri në fillim të shtatorit të këtij viti, rreth 60,000 migrantë kanë hyrë në vend. Nga ky numër, gjysma arritën vitin e kaluar, por numrat kanë rënë që prej fillimit të pandemisë së koronavirusit.

Lexoni artikullin e plotë këtu.