Komunikata për media

Letër kryetarit të Mekanizmit ndërkombëtar rezidual për gjykatat penale

24.05.2019, 19:19

I nderuari kryetar, gjyqtari Agius,

Ne, organizatat joqeveritare për të drejtat e njeriut, konsiderojmë se asnjë i dënuar për krime të luftës, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid nuk do të duhej të lëshohej parakohshëm në liri nëse nuk i është drejtuar publikisht familjeve të viktimave me deklarimin e keqardhjes së sinqertë dhe nëse nuk ka treguar gatishmëri për të ndihmuar në zbulimin e kryerësve të krimeve konkrete dhe të varrezave masive.

Po iu drejtohemi në lidhje me lëshimin e mundshëm të parakohshëm në liri të Vllastimir Gjorgjeviqit, të dënuarit me dënimin me burgosje në kohëzgjatje prej 18 vitesh, për pjesëmarrje në ndërmarrjen e përbashkët kriminale dhe e cila është kryer me anë të krimeve të vrasjes, të deportimit dhe me vepra dhe ndjekje të tjera çnjerëzore. Ai është dënuar për deportimin e së paku 200.000 shqiptarëve të Kosovës nga 13 komuna të Kosovës; për vrasjen e së paku 724 shqiptarëve; zhvendosjen e dhunshme të trupave të të vrarëve dhe fshehjen e tyre në varrezat masive në territorin e Serbisë. Paneli ankimor i GJNPJ ka vërtetuar se Gjorgjeviqi, si shef i Sektorit të Sigurisë Publike të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, ka urdhëruar që trupat e shqiptarëve të Kosovës të varrosen në varreza masive në territorin e Serbisë me qëllim që të shmangen provat mbi krimet e kryera si edhe se „qartazi ka dhënë urdhra në lidhje me veprimet e fshehta me trupat, transportimin e tyre dhe varrosjen e serishme të tyre “.

Deri sot, në territorin e Serbisë janë zbuluar varrezat masive me rreth 950 trupa të shqiptarëve të Kosovës. Fati edhe i 1,092 shqiptarëve të zhdukur gjatë konflikteve të armatosura në Kosovë edhe më tutje është i paqartë.

Ne, organizatat joqeveritare për të drejtat e njeriut, nga Serbia dhe nga Kosova, presim nga ju që t’a ftoni të dënuarin Gjorgjeviq që të jap informacione mbi varrezat e tjera të masive në Serbi, në të cilat janë varrosur trupat e shqiptarëve të vrarë, që të nxjerrë të dhënat mbi pjesëmarrësit e „marrëveshjes “ dhe mbi kryerësit e ekzekutimit të tre vëllezërve Bytyqi.

Nënshkrues:

Admovere
Astra
Autonomous Women’s Center
Balkansgroup
BIRN Kosova
Center for Euro-Atlantic Studies CEAS
Center for Human Rights Nis
Center for regionalism
Center of Modern Skills
Civic Action Pancevo
Civil Rights Defenders
Community Building Mitrovica
Cultural Centre DamaD
Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë
forumZFD, Kosovo
forumZFD, Serbia
Helsinki Committee for Human Rights in Serbia
Humanitarian Law Center
Independent Journalists Association of Vojvodina
Instituti Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave
Integra
Internews Kosova
Jahjaga Foundation
Lawers’ Committee for Human Rights YUCOM
Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë
Open Society Foundation Serbia
Programi për të Drejtat Civile Kosovë
Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës
Rrjeti i Grave të Kosovës
Sandzak committee for protection of human rights and freedoms
Women in Black
Youth Initiative for Human Rights Serbia