Krimi që pritej të ndodhte
Vivamus felis nisi, volutpat quis tincidunt a, malesuada sit amet neque. Integer pulvinar augue non enim laoreet, eu tincidunt augue sagittis. Curabitur sed efficitur velit.
Kriza politike që zhvillohej në Kosovë që nga fundi i viteve 80 dhe gjatë viteve 90 ka kulmuar në konflikt të armatosur midis forcave të Republikës Federale të Jugosllavisë (RFJ), Serbisë dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), që nga mesi i vitit 1998. Gjatë këtij konflikti të armatosur, ka pasur incidente ku dhuna e tepruar dhe jo-selektive e ushtruar nga Armata Jugosllave (AJ) dhe njësitë policore serbe të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB-së) kanë rezultuar në vdekjen e civilëve, shpërnguljen e popullatës civile dhe me dëmtim të pronave të civilëve. Me gjithë përpjekjet për përfundimin e krizës, duke përfshirë edhe dërgimin në Kosovë të një misioni ndërkombëtar verifikues, konflikti ka vazhduar deri në datën 24 mars të vitit 1999 dhe edhe përtej kësaj date, kur forcat e NATO-s kanë nisur një fushatë të sulmeve ajrore kundër caqeve në RFJ-së. Kjo fushatë e bombardimit ka përfunduar në datën 10 qershor të vitit 1999 dhe është përcjellë me tërheqjen e forcave të RFJ-së dhe të Serbisë nga Kosova.
Iniciativa për seritë e diskutimeve të hapura të ‘Ballafaqimi me të kaluarën - Historitë’ ka për qëllim tregimin e historive të njerëzve të ndryshëm, si kanë jetuar para luftës, si kanë jetuar gjatë luftës dhe si jetojnë sot. Këto diskutime mbahen në Qendrën e Dokumentimit Kosovë, hapësira publike e FDHK-së, e cila është krijuar për të informuar dhe dokumentuar luftën e Kosovës përmes ballafaqimit me të kaluarën dhe drejtësinë tranzicionale.
Arsyeja e këtyre diskutimeve është të krijojë një platformë që të ndahen përvojat e njerëzve në mënyrë që të ofrohet një kuptim më i plotë i ndikimit të luftës tek individët dhe komunitetet.
Për më tepër, diskutimet synojnë të krijojnë një mundësi që publiku të mësojë më shumë për përvojat e atyre që janë ndikuar drejtpërdrejt nga lufta. Kjo kontribuon në një kuptim më të mirë edhe të ndikimeve shoqërore, kulturore dhe ekonomike të konfliktit.