Događaji

PASQYRË E GJYKIMEVE PËR KRIMET E LUFTËS NË KOSOVË NË PERIUDHËN 1999-2018

25.10.2018, 15:15

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDH Kosovë) në hapësirat e Qendrës së Dokumentimit me datën 25 tetor 2018 ka mbajtur konferencë për media në të cilën është prezantuar publikimi: PASQYRË E GJYKIMEVE PËR KRIMET E LUFTËS NË KOSOVË NË PERIUDHËN 1999-2018.

Koordinatorja e projektit, Anka Kurteshi Hajdari gjatë prezantimit të shkurt ka theksuar se publikimi është rezultat i monitorimit sistematik të gjykimeve për krimet e luftës të kryera në Kosovë gjatë kohës së konfliktit të armatosur, të cilat FDH Kosovë ka filluar t’i monitoron dhe analizon që nga fillimi i vitit 2000 në kuadër të projektit Monitorimi i gjykimeve për krimet e luftës dhe veprave penale me prapavijë politike dhe etnike. FDH Kosovë krahas monitorimit dhe analizimit të gjykimeve, ka mbledhur një sasi të madhe të dokumentacionit gjyqësor të këtyre gjykimeve.  Ky dokumentacion mund të konsiderohet unik në Kosovë. Atë e kemi shfrytëzuar për nevojat interne, sidomos për hartimin e analizave të gjykimeve. Disa pjesë të këtij dokumentacioni në lëndët e plotfuqishme i kemi postuar në faqen tonë të Internetit.

Posedimi i një dokumentacioni kaq të pasur na ka mundësuar që të përgatitim publikimin që gjendet në duart Tuaja dhe që përmban pasqyrën e gjykimeve për krime lufte që janë zhvilluar në Kosovë pas konfliktit armatosur deri te përfundimi i mandatit ekzekutiv të EULEX-it në qershor të këtij viti.

Kjo pasqyrë i përbën të dhëna për 48 lëndë. Ato janë të prezantuara sipas emërtimeve zyrtare, sipas cilave në këto lëndë janë zhvilluar procedura penale në  bazë të aktakuzave të ngritura për krime lufte në Kosovë që nga viti 1999 – 2018.

Pasqyra është e shtypur në tri gjuhë. Ajo nuk do të shërbej vetëm si udhëzim, por do të jetë edhe një burimi besueshëm dhe i dobishëm i informacioneve për këto gjykime, i cili është përpiluar në bazë të monitorimit nga monitorues tonë dhe në bazë të dokumentacioni gjyqësor të cilin e posedon FDH Kosovë.

Ajo do të jetë edhe një burim i besueshëm i informacionit për gjykatësit dhe prokurorët vendor, që nga EULEX-i kanë marr kompetenca për procedimin e gjykimeve për krime lufte. Po ashtu, mediat do ta kenë për të parën herë një qasje komplete në këto lëndë, që janë të prezantuara kronologjikisht sipas datës së aktakuzës.

Pasqyra e gjykimeve për krime lufte do të përbënte një ndihmë të madhe për publikun profesional, studentët, profesorët, si dhe për hulumtuesit akademik në Kosovë por edhe më gjerë, sidomos për ata që do të merren me impaktin e misioneve ndërkombëtare mbi sistemin e pushtetit të ligjit në Kosovë.

Versioni elektronik i kësaj pasqyre shpejt do të vendoset në faqen tonë të Internetit.

Bashkëpunëtori Amer Alija i prezantoi të dhënat statistikore nga ky publikim. 

“Ky grant është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)”.