Shënimi këtë vit i ditës së përkujtimit të viktimave të operacionit kroat „Stuhia“ në Serbi dhe kremtimi i festës shtetërore kroate, Dita e Fitores, e Mirënjohjes Atdhetare dhe e Dita Veteranëve kanë kaluar në shenjë të mesazheve politike, të cilat edhe më shumë e kanë zvogëluar hapësirën për hulumtim vet-kritik të së kaluarës dhe të pranimit të viktimave, pavarësisht nga feja dhe përkatësia etnike. Kroacia e ka sjellë Ligjin mbi viktimat Civile të Luftës, të premtuar, por me mesazhet për të zhdukurit dhe kritikën e drejtësisë dhe të praktikës së Tribunalit të Hagës në lidhje me përgjegjësinë komanduese është larguar nga obligimi që si anëtare e BE-së të promovojë pajtimin rajonal. Mesazhet dhe qëndrimet e kryetarit të Serbisë, të shqiptuara me anë të retorikës së sforcuar nacionaliste, duke i lidhur viktimat e „Stuhisë“ dhe të Jasenovcit me padrejtësinë historike ndaj serbëve, nuk i bënë mirë as Serbisë, as viktimave të „Stuhisë“, të cilat ende e mbajnë në mend mobilizimin dhe drejtimin e dhunshëm në Kosovë.
Në Serbi, Dita e Përkujtimit të viktimave të operacionit kroat „Stuhia“ është shënuar me anë të spotit me kamën si simbol i identitetit serb, me një shfaqje e cila i lidh vrasjet në Jasenovc me „Stuhinë“ dhe qëndrimin e vendosur të kryetarit të Serbisë se „nuk do t'iu kërkojnë falje atyre të cilët kanë vrarë dhjetëra e qindra mijëra serb“. Regjinë për ceremoninë në lagjen e refugjatëve Busije në Batajnicë e ka bërë Dragoslav Bokan, 90 vjeç, komandant i grupit paramilitar „Beli orlovi“.
Në atë tubim, të cilin patriarku Porfirije e ka quajtur memorial, nuk i është kushtuar vëmendje politike fjalëve të tij të urta e të rëndësishme. Patriarku ka tërhequr vërejtjen se keqpërdorimi i viktimave e thellon spiralen e konflikteve, që matrica e ndihmës ngushton (shoqërinë) në një gjendje të përhershme e të pandihmë viktimat.. „Narrativi i viktimave si i vetmi i mundshëm nuk mund të jetë lëvizës, burim i frymëzimit“ – ka qenë mesazhi i rëndësishëm i patriarkut Porfirije.
Patriarku ka bërë lutje për „persona të pafajshëm të vrarë të ditëve të tmerrshme të gushtit të vitit 1995“ , por edhe për „të gjithë të pafajshmit të vrarë në qytete dhe fshatra, në rrugë dhe në ara, në shtëpi dhe në banesa“. Kryetari i Serbisë vëmendje të madhe i ka kushtuar identitetit të ri, në të cilin, siç e sheh ai, janë të ndërtuara kolonat, ikjet, vrasjet në rrugën e Petrovcit dhe qëllimi që të mos ketë më serb në Kroaci, por edhe Jasenovci, Jadovno, „secila humnerë, çdo çekiç dhe çdo kamë“ të cilat kanë qenë pasojë e po të njëjtës politikë, të shfarosjes së serbëve, pesëdhjetë vite më herët.
Kryetari i Serbisë e ka pasur mesazhin e veçantë për kritikuesit e „heronjve të luftës“. E ka tërhequr vërejtjen se nuk do t'i lejojë „kujtdo qoftë në Serbi të shkelë mbi ata, të cilët e kanë ruajtur dhe mbrojtur Serbinë, dhe emrin e mbiemrin serb më shumë se kushdo tjetër“.
Në Kroaci, kremtimi i sivjetmë i fitores, Ditës së Mirënjohjes Atdhetare dhe e Ditës së Veteranëve ka kaluar në shenjë të pranimit të ushtrisë dhe policisë për Luftën Atdhetare, për të cilën kryetari i Kuvendit Kroat, Gordan Jandrokoviqi ka thënë se është „shkëmb, mbi të cilin ndërtohet shteti kroat“, dhe në shenjë të mesazheve të ashpra në lidhje me të kaluarën, të drejtuara Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.
Kryetari Zoran Milanoviq posaçërisht ka porositur se nuk është mirë që në B dhe H të ngritin aktakuza kundër komandantëve komandant të luftës. Kroacia nuk do t'i gjykojë komandantët e saj të luftës – „atë film nuk do ta shihni“, e ka tërheq vërejtjen kryetari i Kroacisë. Serbinë e ka porositur: „Nuk mund të heqim dorë nga hulumtimi për disa mijëra njerëz, ose e pakta 2.000, për të cilët nuk dimë se ku janë dhe nuk mund të pranojmë që me ta të barazohen njerëzit të cilët gjoja se janë zhdukur në Kroaci, por janë të një kombësie tjetër.“
Kryeministri Andrej Plenkoviq e ka theksuar rëndësinë e zgjidhjes së fatit të personave të zhdukur: „Zbulimi i të vërtetës mbi personat e zhdukur, ndjekja penale e krimeve të luftës dhe arritja e drejtësisë është detyrë e jona e përhershme. Për këtë arsye, gjestet simbolike të shfaqura vitin e kaluar po vazhdojmë për t'i bërë, të udhëhequr nga politika e pajtimit, e bashkëjetesës dhe e mirëkuptimit, përmes respektimit të së vërtetës historike dhe shprehjes së respektit për të gjitha viktimat e pafajshme, por nuk do të lejojmë që të vihet në pyetje legjitimiteti i ,Stuhisë’, si dhe as karakteri mbrojtës i luftës “. Ai e ka porositur Serbinë që të „heq dorë nga politika shterpe e së kaluarës, të ballafaqohet me përgjegjësinë e saj dhe t'i kthehet politikës së pajtimit dhe të ardhmes.“
Është brengosëse që viktimat e viteve '90-të nuk janë regjistruara dhe se në mes të liderëve të vendeve post-jugosllave nuk ka të tillë politikisht të pjekur dhe të përgjegjshëm për t'u takuar rreth obligimit civilizues dhe historik.