Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë, në kuadër të projektit “Transformimi i perceptimeve të konfliktit përmes rritjes së përfshirjes qytetare dhe të komuniteteve në Kosovë” organizon Shkollën Verore mbi Drejtësinë Tranzicionale 2021.
Ftojmë të gjithë të rinjtë, të moshës 18-25 vjeç, të cilët kanë interesim të mësojnë për Drejtësi Tranzicionale dhe ballafaqimin me të kaluarën të aplikojnë deri më datë 10 korrik 2021. Shkolla do të mbahet për pesë ditë rresht nga data 9 deri më 13 gusht 2021 në Prizren.
Studentët e përzgjedhur do të kenë mundësinë të mësojnë për shtyllat e Drejtësisë Tranzicionale, si: të drejtën në drejtësi, të drejtën për të ditur, të drejtën në dëmshpërblime (reparacione) dhe reformat institucionale - nga ekspertë kombëtarë dhe ndërkombëtarë të fushës. Për më tepër, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të vizitojnë vendet ku kanë ndodhur krime dhe të takojnë të mbijetuarit/anëtarët e familjeve, të cilët do të tregojnë historinë e tyre.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke plotësuar këtë formular.
Të gjitha shpenzimet në lidhje me Shkollën Verore i bartë Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë.
Përkthimi simulant në gjuhën shqipe dhe serbe do të jetë i siguruar.