Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH), Qendra Rinore KVART (Prijedor, B&H) dhe Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë ftojnë të rinjtë nga Serbia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova* të aplikojnë për pjesëmarrje në programin e shkëmbimit, i cili do të zhvillohet mes periudhës së muajit mars dhe shtator 2020.
Edhe pasi kanë kaluar më shumë se njëzet vite nga përfundimi i konfliktit në territorin e ish-Jugosllavisë, ballafaqimi me të kaluarën po zhvillohet në shoqëritë e preokupuara me narracione të njëanshme dhe të ndara në “ne dhe ata”. Hulumtimet tregojnë se më shumë se 70% e nxënësve të shkollave fillore nuk mësojnë për konfliktin në shkolla dhe se ata shpesh informohen për këto tema përmes rrëfimeve familjare dhe mediatike. Në këtë mënyrë, narrativat selektive dhe jokritike iu përcjellin brezave të rinj, e cila, në një situatë kur komunikimi me pjesëtarë të bashkësive të tjera nacionale është i kufizuar ose mungon, e bën të pamundur të shihen perspektivat dhe vuajtjet e të tjerëve.
Qëllimi i programit të shkëmbimit është të zhvillojë 20 aktivistë të rinj nga Serbia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova përmes zhvillimit të dialogut të hapur ndërkulturor dhe t’i fuqizojë ata të marrin role të rëndësishme në procesin e pajtimit dhe të ballafaqimit me të kaluarën në komunitetet e tyre.
Programi përfshin tri punëtori pesë-ditore në Beograd (përafërsisht periudha e zhvillimit mars/prill), Prijedor (maj/qershor) dhe Prishtinë (shtator). Gjatë këtyre punëtorive, pjesëmarrësve do t’u prezantohen parimet themelore dhe mekanizmat e drejtësisë tranzicionale dhe faktet e përcaktuara në mënyrë gjyqësore për krimet e luftës në ish-Jugosllavi. Përveç pjesës teorike të programit, pjesëmarrësit do të kenë vizita të organizuara në vendet e incidentit, në shoqata të viktimave dhe tek anëtarët e familjes së tyre, si dhe të marrin pjesë në aktivitetet përkujtimore lokale. Programi parashikon pjesëmarrje aktive të të rinjve, të cilët pjesërisht do të krijojnë vetë programin dhe më pas do të kryejnë aktivitetet me mbështetjen e organizatorëve. Nga pjesëmarrësit pritet që të marrin pjesë aktive nga fillimi deri në fund të programit.
Personat e moshës 18 deri 30 vjeç nga Serbia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova kanë të drejtë të marrin pjesë. Aplikimi bëhet duke plotësuar pyetësorin e dhënë këtu. Afati i fundit për aplikim është data 20 shkurt 2020 në mesnatë. Shpenzimet e udhëtimit, vizave, akomodimit dhe ushqimit mbulohen nga organizatorët.
Përzgjedhja e kandidatëve do të përfundojë më 1 Mars 2020, me përzgjedhjen e atyre që tregojnë interesin dhe motivimin më të madh dhe angazhohen për pjesëmarrje aktive. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
Për informacione shtesë mund të drejtoheni në email: [email protected].
Ky projekt i Fondit për të Drejtën Humanitare dhe partnerëve të saj mbështeten nga Zyra Rajonale për Bashkëpunimin Rinor, si pjesë e Thirrjes së Dytë të Hapur për Propozime të bashkëfinancuara nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Ndërtimin e Paqes.
___________________________
*Ky përcaktim nuk paragjykon pozicionet mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të KS-së, të OKB-së dhe Opinionin e GJND-së mbi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.