Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë organizon Shkollën Verore mbi Drejtësinë Tranzicionale 2023.
Ftojmë të gjithë të rinjtë, të moshës 18-25 vjeç, të cilët kanë interesim të mësojnë për Drejtësi Tranzicionale dhe ballafaqimin me të kaluarën të aplikojnë në Shkollën Verore për Drejtësi Tranzicionale. Shkolla do të mbahet për pesë ditë rresht nga data 03 deri më 07 gusht 2023 në Prizren.
Studentët e përzgjedhur do të kenë mundësinë të mësojnë për shtyllat e Drejtësisë Tranzicionale, si: të drejtën në drejtësi, të drejtën për të ditur, të drejtën në dëmshpërblime (reparacione) dhe reformat institucionale - nga ekspertë kombëtarë dhe ndërkombëtarë të fushës. Për më tepër, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të vizitojnë vendet ku kanë ndodhur krime dhe të takojnë të mbijetuarit/anëtarët e familjeve, të cilët do të tregojnë historinë e tyre.
Aplikoni këtu.
Të gjitha shpenzimet në lidhje me Shkollën Verore i mbulon Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë.
Përkthimi simultan në gjuhën shqipe dhe serbe do të jetë i siguruar.