Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë, fton të rinjtë që të bëhen pjesë e Shkollës Verore për Drejtësi Tranzicionale e cila do të mbahet në Prizren prej datës 9 deri më 13 gusht 2022.
Gjatë 5 ditëve do të shtjellohen tema lidhur me instrumentet e ballafaqimit me të kaluarën, respektivisht me shtyllat e drejtësisë tranzicionale si: gjykimet për krime lufte, komisionet e së vërtetës, reparacionet dhe reformat institucionale.
Si aktivitete shtesë, pjesëmarrësit do të njihen më afër me punën e FDH Kosovë, Qendrën e Dokumentimit – Kosovë dhe do të kenë mundësi t’i shkëmbejnë mendimet me ekspertë ndërkombëtarë dhe rajonal të drejtësisë tranzicionale. Për më tepër, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të vizitojnë
Inkurajojmë komunitetet joshumicë të aplikojnë në Shkollën tonë.
Afati për aplikim: 17 korrik 2022
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke plotësuar këtë formular.
Të gjitha shpenzimet në lidhje me Shkollën i bartë organizatori.Përkthimi simulant në gjuhën shqipe dhe serbe do të jetë i siguruar.