News on TJ

Kosovo 2.0: ‘LIVE TO TELL’

13.11.2020, 17:25

BETIM BERISHA FLET PËR JETËN PARA DHE PAS MASAKRËS KU IU VRANË MË TË DASHURIT.


Pak ditë para fillimit të bombardimeve të NATO-s më 24 mars 1999, 17-vjeçari Betim Berisha kishte përshendetur për herë të fundit prindërit — Avdinë dhe Fatimen — dhe vëllain Kushtrimin, në shtëpinë e tyre në Suharekë. Ai udhëtoi për në Prizrenin e afërt, ku ishte duke ndjekur shkollën e mesme në sistemin paralel arsimor në gjuhën shqipe.

Hera e ardhshme kur hyri përsëri në shtëpi, tashmë të zbrazët, ishte pasi u kthye si refugjat nga Shqipëria në qershor të atij viti, disa ditë pas përfundimit zyrtar të luftës në Kosovë. Pas kthimit në qytetin e lindjes, ai u ballafaqua përfundimisht me të vërtetën për më të dashurit e tij: të tretë ishin vrarë nga forcat serbe në masakrën e Suharekës.

Më 26 mars 1999, dy ditë pasi Betimi i kishte parë familjarët për herë të fundit, forcat policore serbe të Departamentit të Policisë në Suharekë vranë 53 civilë shqiptarë të Kosovës në atë qytet. Midis të vrarëve ishin 49 anëtarë të familjes Berisha, përfshirë 23 fëmijë, një grua shtatzënë dhe një grua 100-vjeçare.

Lexoni artikullin e plotë këtu.