Analisti ligjor në Fondin për të Drejtën Humanitare në Prishtinë, Amer Alija, thotë për Radion Evropa e Lirë se institucionet e Kosovës duhet të bëjnë më shumë për dënimin e atyre që kryen krime. “Institucionet në Kosovë duhet të hulumtojnë dhe të përgatisin sa më shumë raste dhe të tentojnë që përmes INTERPOL-it t’i arrestojnë edhe individët që nuk jetojnë në Kosovë dhe që janë të pakapshëm për organet e drejtësisë së Kosovës”, thotë Alija.
Alija thotë që ky proces të jetë më i lehtë, duhet që të ketë një bashkëpunim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Lexo artikulli e plote: https://kallxo.com/lajm/ne-kosove-40-te-denuar-per-krime-lufte/?fbclid=IwAR14d3grM1tNNSATRWkT_PUdCoA9YSMoihaaQQ7wCmgP1B4vx1ua7Ia_sN8