Integrimi i Komuniteteve Etnike

Përshkrimi

Përderisa i gjithë sektori i shoqërisë civile në Kosovë mbetet i dobët, organizatave të shoqërisë civile të romëve, ashkalinjve dhe egjiptianëve u mungon efikasitetin, prania, kohezionin dhe zërat e tyre vështirë se dëgjohen në proceset vendim-marrëse. Realizimi i të drejtës për arsim për të rinjtë rom, ashkali dhe egjiptian duhet të jetë pikënisje për ndërtimin e kapaciteteve të shoqërisë civile të këtyre komuniteteve. Vijimi i arsimit të detyruar mbetet shumë e ulët, shënuar nga normat e larta të braktisjes së shkollës, sidomos nga vajzat. Numri i romëve, ashkalinjëve dhe egjiptianëve që vazhdojnë arsimin e lartë është i vogël, me shumë pak mësues me origjinë nga këto komuniteteve.

FDH Kosovë gjatë 2015, do të organizojë takime me përfaqësuesit e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian dhe së bashku të hartojnë programin e trajnimit për të rinjtë e komuniteteve të lartë përmendura. Trajnimi ka për qëllim të fuqizojë të rinjtë rom, ashkali dhe egjiptian në kërkimin e të drejtave e tyre. Do të organizohen shtatë (7) trajnime në komuna të ndryshme të Kosovës, ku rreth 100 të rinj do të marrin pjesë.

Objektivi

Që nga përfundimi i konfliktit të armatosur në Kosovë dhe fillimit të periudhës së tranzicionit, çështjet e integrimit të pakicave etnike dhe mbrojtjes së të drejtave të tyre kanë ekzistuar dukshëm në ndërtimin e një shoqërie demokratike në Kosovë, të bazuar në sundimin e ligjit. Sfida më madhe e shoqërisë në Kosovën e pas luftës ishte gjetja e mënyrës së pajtimit për dy komunitetet më të mëdha etnike në Kosovë – shumicën shqiptare dhe pakicën serbe – si dhe ndërtimin e një shteti të lirë nga diskriminimi etnik, ku anëtarët e minoriteteve etnike janë të integruara mirë në shoqëri.

Projekti është hartuar për të monitoruar zbatimin e sektorit arsimor të Strategjisë për integrimin e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Republikën e Kosovës dhe për të mbajtur trajnime për të rinjtë rom, ashkali dhe egjiptian, në të drejtën e tyre për arsimim, si dhe duke bërë ndërhyrje të avokimit për realizimin më të mirë të kësaj të drejte.

ShareShare on FacebookTweet about this on TwitterShare on LinkedIn

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog Widget Area

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit.

Read previous post:
E drejta për reparacion- Këshilla për Viktimat dhe dëshmitarët

Përshkrimi: Që nga përfundimi i konfliktit, FDH Kosovë ka qenë e angazhuar në projekt të përbashkët me FDH në Beograd,...

Close